Ato janë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptarë, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht lidhjen.
Por Krenar Çocaj dhe Luana kanë filluar ti bëjnë publikisht deklarata dashure njëri-tjetrit, siç ka qenë kjo e fundit nga Krenari në një foto të publikuar nga moderatorja mbrëmjen e kaluar.
“Nuk ka më bukur se kaq. Ëmbëlsira ime”, ka komentuar Krenari.
Mesa duket moderatorja përpara se ti kthejë komentin të dashurit, ka zgjedhur ta fshijë foton fare nga rrjeti social. Nuk dihet pse Luana ka marrë këtë vendim, por ndoshta për faktin se nuk do të komentohet lidhje e tyre.
(M.Q/Faxweb)