Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes së Kreshnik Beqirajt në Fier, ngjarje kjo e ndodhur rreth 3 vite më parë. Albert Zekaj dyshohet se jo vetëm e vrau Beqirajn, por e copëtoi trupin e tij dhe më pas e fshehu në pyll.
Dyshimet janë që dy të rinjtë të kenë bashkëjetuar së bashku, ndërsa asnjëherë nuk është bërë i ditur fakti nëse Zekaj e ka pranuar autorësinë e këtij krimi, megjithatë ishte ai që çdoi grupin hetimor në vendin ku ishte fshehur trupi i viktimës. Beqiraj dhe Zekaj kanë jetuar së bashku edhe në shtetin belg, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse kanë pasur një raport më të afërt se shoqëror mes tyre.
Familjarët e të ndjerit, veçanërisht vëllai i tij Donjet Beqiraj, prej kohësh ka kërkuar drejtësi për këtë ngjarje. Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë për Fax News, Donjet Beqiraj kërkonte ndjekje penale për fajtorët, teksa dosjen e prokurorisë e quante të paplotë, dhe sipas tij po fshiheshin njerëz të tjerë, që po ashtu kishin qenë të implikuar.
(E.K/Faxwebn.al)