Kreshnik Çollaku, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike si dhe Këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, ka reagur mbi padinë e ngritur nga kryebashkiaku Erion Velia mbi këshilltarin e Partisë Demokratike, Akil Kraja, pasi ky i fundit ka denoncuar rritjen e çmimit të ujit.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale Çollaku shpjegon dhe deklaratën e këshilltarit të djathtë në të cilën thuhet se rritja me 40% e cmimit te ujit nuk do te permiresoje furnizimin me uje,por i sherben aferes korruptive per privatizimin e ujsjellsit te Tiranes.
Postimi i plotë
Na paditni te gjithe.
Deklaroj se :“Rritja me 40% e cmimit te ujit nuk do te permiresoje furnizimin me uje,por i sherben aferes korruptive per privatizimin e ujsjellsit te Tiranes.
Rritja me 40% te cmimit te ujit nga Bashkia Tirane eshte e pajustifikuar dhe te gjitha te dhenat tregojne se eshte nje rritje per nje afere te madhe korruptive,privatizimin e Ujsjellesit Tirane. “
(Per kete deklarate eshte paditur nga Bashkia Tirane nje nga keshilltaret demokrate.
Kete deklarate po e bej publikisht ne kete cast edhe une si keshilltar demokrat ne Bashkine Tirane.
Cdo keshilltar demokrat mbeshtet e deklaron te njejten gje.
Ftoj paditesin e Bashkise Tirane ta zgjerojne Padine ndaj krejt grupit te Keshilltareve te Opozites ne Keshill.
Endrra per qeverisje pa opozite eshte enderr e vdekur 27 vite me pare)
(M.Q/Faxweb)