Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu tha sonte në “Tonigt Ilva Tare” se protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë në skenën politike por nuk e zbuloi se çfarë do të jetë ajo.
Pjesë nga fjala e Spahiut:
Ne kemi një strategji paqësore apo më të fortë, mbetet për t’u parë. Por, që protesta e të shtunës nuk do të jetë si protesta e tjera. Ashtu si protesta e 18 shkurtit prodhoi çadrën, edhe protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë që do ta detyrojë Edi Ramën për të gjetur rrugën e dialogut dhe për ta çuar Shqipërinë në qeveri teknike dhe zgjedhje në një garë të barabartë.
Duan të votojnë prapë Edi Ramën? Ta mbajnë me shëndet! Edhe 4 vjet tjera, asnjë rrugë nuk do të inaugurohet. Maksimumi ndonjë palmë. Do i ndërrojë, se këto që mbolli u thanë. Ky ka probleme shumë të rënda. Mbjell palma në zona malore, gështenja në bregdet. Gjithmonë ka qenë problematik në vizionin e tij qeverisës dhe ka menduar gjithmonë fasadë.
Kryeopozitari Basha ka lajmëruar se opozita do ta mbajë protestën në kryeqytet me 13 maj në orën 12:00.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post