Përmes një postimi në Facebook, ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik, spahiu, ka parashtruar tri arsye se pse kreu i opozitës, Lulzim Basha, duhet të mbështeës kryeprokuroren në arrestimet e fundit.
Spahiu shkruan se duke e mbështetur kryeprokuroren, Basha do të ketë të drejtë morale që në të ardhmen të kërkojë arrestime të ministrave socialistë. Gjithashtu, përmes mbështetjes, Brukseli dhe Washiontoni do të marrin mesazhin e duhur si dhe do të demostrojë se pranon drejtësinë për të pastruar oborrin e partisë së vet nga llumi dhe jo vetëm nga kritikët.
“KOHA PËR NDRYSHIM
Opozita duhet të mbështes arrestimet e fundit dhe Prokuroren e Përgjithshme për 3 arsye:
1- Që të ketë të drejtë morale nesër për të kërkuar arrestime dhe të ministrave socialistë!
2- Që Brukseli dhe Washingtoni të mos identifikojë partitë si banda mafioze politike.
3- Që të demostrojë se pranon drejtësinë për t’ja pastruar oborrin nga llumi dhe jo të largojë vetëm kritikët e kryetarit…” – shkruan Spahiu.
(E.L/Faxweb)