Prej mëngjesit të sotëm qyetarët dhe deputetët e opozitë kanë bllokuar akset kryesore të vendit.
Në këtë mënyrë në një pjesë të mirë të qyteteve është bllokuar dhe qarkullimi i makinave, duke vështirësuar ndjeshëm përditshmërinë e qytetarëve.
Për këtë situatë Kreshnik Spahiu ka një thirrje për miqtë e tij opozitarë, të ndalojnë makinat e qeveritarëve dhe jo të qytetarëve.
‘’O MIQ DEMOKRAT: Pse bllokoni makinat e qytetarve dhe jo të qeveritarve?”’, shkruan Spahiu.
Kujtojmë se Spahiu dhe Aleanca Kuqezi e kanë mbështetur nga afër protestën e Lulzim Bashës rreth një vit më parë, madje edhe kur bllokuan qarkullimin e makinave të sheshi shqiponja.
Më poshtë është edhe fotoja e protestës së vjetshme të PD-së, pak para marrëveshjes së famshme të Majit mes Bashës dhe Ramës.
(E.K/FAXWEB.AL)