Pas protestës së djeshme para kryeministri, ku u kërkua drejtësi për ngjarjen e 21 janarit 2011, kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ndjehet krenar që është armik i qeverisë dhe jo servil i saj.
“Unë armiku qeverisë, ndjehem më krenar, se të jem servil dhe puthador i oligarkisë! “Wind of change”, shkruan Kreshnik Spahiu në Facebook, duke i bashkangjitur një foto nga protesta e Aleancës Kuqezi më 21 janar.
Në protestën e djeshme të AK-së para Kryeministrisë me rastin e 6-vjetorit të 21 Janarit, 4 aktivistët Erald Sefa, Besjon Zeka, Besmir Kajaj dhe Shefki Sefa, u shoqëruan nga policia.
Kreshnik Spahiu i cili drejtoi protestën u shpreh se për këtë ngjarje duhet drejtësi, e cila nuk jepet prej vitesh. (A.R/SHUPLAKA)