Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi as që ka ndërmend të festojë ditën e sotme 29 nëntorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Nuk ka të bëjë aspak me debatin e ikjes së gjermanit të fundit, madje as me pozicionimin e Spahiut në ‘’llogoren’’ e demokratëve të cilët vazhdojnë të këmbëngulin se u çliruam në 28 nëntor. Refuzimi i Spahiut ka të bëjë me atë që solli më pas çlirimi.
‘’29 nëntori çlirim nazist apo pushtim komunist? Unë s’do të festoj!’’, arsyeton Spahiu.