Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit, i bën publikisht thirrje kreut të LSI-së Ilir Meta që të lërë koalicionin me PS-në.
Sipas Saphiut, Meta ndryshon nga Rama sepse ka moral më shumë duke patur parasysh se ka qenë kryetar Kuvendi dhe nuk është korruptuar.
“Meta nuk do të lejojë që të bëhen zgjedhje pa opozitën. Ai do të divorcohet nga Rama dhe do të prishë zgjedhjet”, deklaroi sot Spahiu.
“Unë parashikoj që Ilir Meta do dali, edhe për një gjë, Ilir Meta ka një lloj karakteri dhe nuk do pranojë që të hyjë Rama në zgjedhje pa opozitën. Zgjedhje Rama-Meta, që të hyjë në zgjedhje vëtëm PS-ja me LSI-në nuk do të ketë sepse unë jam i bindur se Ilir Meta e ka këtë karakter dhe do të thotë “Jo, ne nuk mund ta kthejmë Shqipërinë në komunizëm dhe të krijojmë një Enver Hoxhë të ri në një parlament pa opozitë sepse Shqipëria kalon në konflikt civil dhe besoj që Meta do tërhiqet nga koalicioni.”, tha Spahiu.
Ai u bëri thirrje disa gjuetarve që protestojnë kundër moratoriumit të gjuetisë, që të marrin çiftet dhe t’i bashkohen çadrës. Thirrja e Spahiut hasi në kundershti të Çanit.
Disa kohë më parë ka patur tension në çadrën e Partisë Demokratike, ku është goditur me grusht Kreshink Spahiu, kreu i Aleancës Kuqezi. Policia e Tiranës ka shoqëruar për këtë 34 vjeçarin Flamur Pirraci, banues në Tiranë. (D.D/Shuplaka)