Një grua e cila ka qenë e burgosur për 22 vjet, për një vrasje që nuk e ka kryer, është liruar pas një fushate nga disa të famshëm.
Tyra Patterson, tani 42-vjeçe, është dënuar në vitin 1994 pasi u akuzua për vrasje dhe grabitjen e një 15 vjeçareje në Dayton, Ohionë.
Ajo u lirua ditën e Krishtlindjes nga qendra e paraburgimit në verilindje të Cleveland.
Ajo ka qenë një nga pesë të akuzuar për vrasje e vajzës, grabitjen e motrës së saj si dhe tre vajzave të tjera.
Patterson, që në atë kohë ishtë 19-vjeçe, nuk kishte qëlluar mbi viktimën, por bashkëpjesëmarrja në krim, sipas ligjeve të Ohio, është e njëjtë sikur të tërhiqet këmbëza e armës.
Të famshmit kryesorë që bën fushatën për lirim e saj, janë Ken Burns, aktorja Alfre woodard dhe aktori Mathew Weiner. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post