Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ardian Bylyku, ka thënë se blloku 1 dhe 2 në Jon nuk janë pjesë e territorit shqiptar.
Në një prononcim për Tv Klan, Bylyku ka thënë se blloku Joni 5 është pasuri e Shqipërisë, ndërsa Greqia ka rezervat natyrore në zonën 1 dhe 2.
“Paraqesin potenciale naftëmbajtëse të cilat duhet të konkretizohen në përmjet konkludimit të projekteve të kërkimit. Blloku Joni 5 është bllok në territorin shqiptar, ndërsa blloku 1 dhe Joni 2 nuk bëjnë pjesë në territorin shqiptar.”,-ka thënë Bylyku.
Deklarata e Bylykut vjen në kulmin e debatit publik për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
(F.G/Faxweb.al)