02:35 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kreu i FRPD-së së Sarandës ngre alarmin: Po ndodh eksod masiv, 65% e të rinjve po largohen

10:34 | 08/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i FRPD-së së Sarandës ngre alarmin: Po ndodh eksod masiv, 65% e të rinjve po largohen

Kreu Forumit Rinor të Partisë Demokratikë të Sarandës Jolio Dine ka ngritur alarmin nga jugu i vendit se po largohen shumë të rinj. 

“Prej 3 vitesh, gjithë zona që përfshin Bashkitë Sarandë, Konispol e Finiq, po vuan eksodin masiv të të rinjve drejt emigracionit. Dhjetra familje raportojnë largimin pa kthim të fëmijëve drejt Gjermanisë, Anglisë e vendeve skandinave. Disa familje, shumica prej të cilave në lagjen nr.1 të qytetit, raportojnë largimin jo vetëm të një, por të gjithë brezit të ri brenda tyre, drejt emigracionit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë Konispol, e sidomos në fshatin Shalës. Llotaria amerikane tregon ashiqare dëshirën e madhe të të rinjve për t’u larguar nga Saranda.”, shprehet Dine. 

REAGIMI:

27 vite pas 8 dhjetorit të famshëm, historia risjell kujtimet, ndërsa realiteti aktual na bën të thërrasim fort për një 8 dhjetor të dytë, me po të njëjtën forcë e ideal. Flas sot si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratikë të Sarandës, por mbi të gjitha si i ri e si bir i këtij qyteti. E kam detyrim moral ndaj gjithë të rinjve, por edhe ndaj prindërve të tyre e gjithë shoqërisë, të ngre zërin për situatën e rëndë që po kalon Saranda. Prej 3 vitesh, gjithë zona që përfshin Bashkitë Sarandë, Konispol e Finiq, po vuan eksodin masiv të të rinjve drejt emigracionit. Dhjetra familje raportojnë largimin pa kthim të fëmijëve drejt Gjermanisë, Anglisë e vendeve skandinave. Disa familje, shumica prej të cilave në lagjen nr.1 të qytetit, raportojnë largimin jo vetëm të një, por të gjithë brezit të ri brenda tyre, drejt emigracionit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë Konispol, e sidomos në fshatin Shalës. Llotaria amerikane tregon ashiqare dëshirën e madhe të të rinjve për t’u larguar nga Saranda.

Në vetëm një nga pikat kryesore të aplikimit për llotarinë amerikane në qytetin e Sarandës, rezulton se për vitin 2017 kanë aplikuar 295 shtetas, nga të cilët 191 janë të rinj të moshës 17-35 vjec, ose rreth 65 % e totalit. Kjo situatë vjen si pasojë direkte e krizës së thellë që është zhytur shoqëria jonë nga keqqeverisja. Në Sarandë, shumë biznese janë mbyllur e shumë të tjera punojnë vetëm gjatë sezonit turistik.

Punësimi në administratë, është kthyer në një mision të pamundur, ca prej politikave partiake e ca prej faktit që në shumë institucione të qytetit, vazhdojnë të jenë ende të punësuar, persona që duhet të kishin dalë prej kohësh në pension, por mbahen për shkak të interesave të ngushta politike, ekonomike e nepotike duke i prerë kështu cdo fije shprese një të riu. I bëj thirrje përfaqësuesve në organet e qeverisjes lokale e qëndrore, drejtuesve të institucioneve të qytetit e gjithë faktorëve të tjerë politikë, të ndërhyjnë sa më shpejt për shpëtimin nga plakja të Sarandës. Ka ardhur koha të mendojmë më shumë për të ardhmen, sepse kjo i kalon kufijtë e së majtës dhe së djathtës, por është një thirrje kombëtare për një Shqipëri më të mirë, për një Sarandë më të mirë. (J.V.Faxweb)

 

Pas

Sërish pushim! Tallet gazetari: Hihihihi! I lanë lekët rrugëve ata të shtetit

Para

Rama në takimin me Forcat e Armatosura: Kur do ju rriten pagat

Para
Festa e Pavarësisë, Edi Rama zgjedh foton me të cilën uron Shqipëtarët (FOTO)

Rama në takimin me Forcat e Armatosura: Kur do ju rriten pagat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.