Gjatë takimit të sotëm me drejtorët e hipotekave, kryeministri Edi Rama kërkoi që ata të jepnin dorëheqjen. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i cili tha që ka analizuar problematikat kryesore në rrethe, po edhe në Tiranë.
Sipas Lames, përmirësimi i blloqeve kadestrale ka mbetur mbrapa ndërsa sqaroi edhe disa detaje të tjera për lejet e dhëna të legalizimit.
“Është ngritur një grup punë dhe i kemi treguar zv. kryeministri për ecurinë. Në rang republike përgjigjet e statusit janë 53% për gjithë 6 mujorin e parë dhe për majin është 34%, pra ka ardhur në ulje. Sa i përket lejeve të legalizimit janë 24186 leje të dhëna dhe të aplikuara janë 24000. Ka një përmirësim në dy muajt e fundit në regjistrimin.
Çështja e vendimit të vitit 2015 është braktisur fare. Përmirësimi i blloqeve kadestrale ka mbetur mbrapa. Lezha nuk i regjistron fare lejet e legalizimeve. Sistemi online nuk funksionon për Tiranën. ZRPP në Shkodër dhe Kavajë është ne një situatë te keqe. Ka probleme të veçanta, por pjesa më e madhe e informacionit që na vjen është jo konform kërkesave.”- tha Lame. (D.D/Shuplaka)