16:22 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kreu i Antimafias italiane: Arsyeja pse u shtua hashashi. Diçka u bë gabim në Lazarat

20:47 | 23/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i Antimafias italiane: Arsyeja pse u shtua hashashi. Diçka u bë gabim në Lazarat

Il procuratore della Repubblica di Salerno, Franco Roberti, alla presentazione a Napoli del libro sulle vittime innocenti di camorra 'Come nuvole nere' scritto dal giornalista Raffaele Sardo, 8 aprile 2013. ANSA / CIRO FUSCO

Kreu i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias italiane, Franco Roberti në një intervistë për Top Channel thotë se diçka u bë gabim pas ndërhyrjes në Lazarat. Ai u shpreh  se kërkesa për lëndën narkotike vjen nga Italia, por edhe krimi shqiptar është gati.  Zyrtari i lartë italian ka shtuar se tashmë shqetësim është grumbullimi i parave të drogës, riciklimi i tyre dhe përdorimi për qëllime të tjera.

Ai ka ardhur në Shqipëri për të diskutuar mne kolegët e tij shqiptarë mbi faktin e rritjes së ndjeshme të prodhimit të kanabisit në Shqipëri dhe transporti i mëtejshëm i saj në Itali.

INTERVISTA E PLOTË:
Sokol Balla: Zoti prokuror, cili është qëllimi i vizitës tuaj kësaj radhe në Shqipëri?

Franco Roberti: Kemi konstatuar që vitet e fundit trafiqet mes Italisë dhe Shqipërisë janë shumëfishuar, janë rritur në mënyrë eksponenciale. Atëherë donim të kuptonim me kolegët shqiptarë shkaqet e kësaj rritjeje eksponenciale të trafiqeve të drogërave, veçanërisht të marjiuanës dhe në vazhdimësi të kuptonim se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë për të luftuar këtë fenomen.

Sokol Balla: Pyetja ime e dytë është e dyfishtë, a arritët të kuptonit cila është arsyeja dhe çfarë do të bëjnë dy prokuroritë për këtë?

Franco Roberti: Shkaqet janë të shumta, mbi të gjitha rritja e kërkesës së drogës nga ana e Italisë drejt Shqipërisë, që ndjek një vlerësim ekonomik të krimit të organizuar italian, i cili gjykon se është më e leverdisshme nga ana ekonomike që, në vend që t’i kultivosh në Itali plantacionet e marjiuanës ose në disa vende të tjera kultivuese siç mund të jenë vendet e Afrikës së Veriut, vlerëson se është më e leverdisshme t’i drejtohesh Shqipërisë. 

Natyrisht, kësaj kërkese italiane për shërbime kriminale i ka korresponduar një rritje e ofertës nga ana e kriminalitetit shqiptar, atëherë është krijuar kjo lidhje perverse, që duhet përballuar, përmbajtur dhe luftuar në mënyrë efikase. Për të bërë këtë kemi verifikuar që rruga më e mirë është mbi të gjitha ajo e skuadrave hetimore të përbashkëta. 

Por natyrisht, është edhe pjesa e korrupsionit. Lufta ndaj korrupsionit është një luftë ndaj krimit të organizuar, sepse krimi i organizuar përdor korrupsionin, si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, për t’u infiltruar në institucione, në forcat rendit, forcat e policisë dhe deri në gjykata në disa raste.

Sokol Balla: Një pyetje e fundit mbi çështjen e marijuanës. Në vitet 2004-2005 Italia insistoi në eliminin e problemit të Lazaratit. Qeveria aktuale e zgjidhi këtë çështje ne vitin 2014. Por sërish Italia, pra ju, po thoni se ka një shumëfishim të prodhimit të marijuanës. Atëherë ka diçka që nuk është bërë mirë për të adminsitruar periudhën pas Lazaratit?

Franco Roberti: Me shumë mundësi duhej bërë më shumë dhe më mirë, për t’i dhënë vazhdimësi kësaj nisme pozitive të shkatërrimit të plantacioneve si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri. Në Itali është bërë, është bërë sot nga kolegu Nicola Gratteri, kryeprokurori i Katanzaros që bën hetimet mbi territoret, mbi plantacionet, edhe me përdorimin e dronëve për të identifikuar vendet e kultivimit të marijuanës dhe hashashit. Domethënë, në vazhdimësi prishen këto plantacione. E njëjta gjë duhet bërë edhe këtu në Shqipëri dhe le të themi se indikacioni është ky, të zbulohen plantacionet dhe t’i shkatërrosh.
(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Drogakanabisi
Pas

Ndjesë publike për foton e djalit me dy gishta, kritikat ndaj Pandeli Majkos: Gishtat lart nuk janë pronë e PD-së!

Para

Braçe i kthen përgjigje Blushit për gjëegjëzën: Ha ha ha, po logjika a duhet?!

Para
Blushi një gjëegjëzë për Braçen: ”Unë kam një mace, ta fal ty…Kur ta gjesh hajde më thuaj”. Ja si përgjigjet deputeti

Braçe i kthen përgjigje Blushit për gjëegjëzën: Ha ha ha, po logjika a duhet?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rutte nxit SHBA-të: Fuqia më e madhe ushtarake duhet të veprojë në kohën e duhur

Tryeza mbi energjinë/ Belinda Balluku thekson rritjen e investimeve të huaja në sektorin e rinovueshëm

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

Shqipëria merr Presidencën e ICIC, Dervishi: Një përgjegjësi dhe nder i madh

Trump përkushtohet ndaj NATO-s, Rutte vlerëson rolin amerikan në zgjidhjen e konfliktit Iran-Izrael

Ministri Ulsi Manja rikonfirmon rolin kyç të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari që mori me forcë dhe dhunoi një shtetas në automjet

Vlorë/Arrestohet shefi i ekipit të OSSH-së për korrupsion, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Tropojë/ Arrestohet polici për kontrabandë me karburant

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.