05:36 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kreu i Apelit të Krimeve të Rënda para KPK: Ngec me pasurinë dhe me konfliktet e interesit

13:32 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i Apelit të Krimeve të Rënda para KPK: Ngec me pasurinë dhe me konfliktet e interesit

Kreu i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku, i cili ka radhën e Vettingut, duket se nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e tij. Ai ka dalë sot para KPK ku po zhvillohet seanca dëgjimore me trup gjykues të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Petku është paraqitur në seancë pa avokat mbrojtës. Sipas relatimit të KPK të raportit të ILDKPI, deklarimi i pasurisë nuk është i saktë, ka fshehje pasurie si dhe deklarim të rremë.

Nga hetimi i thelluar i KPK ka rezultuar se ai ka pasuri në pjesë takuese: Truall 272 m blerë nga babai i tij; 1/4 e një banesë të ndërtuar në këtë truall; 1/4 e një sipërfaqeje 700 m2; 1/4 e një sipërfaqeje 2000 m2; 1/4 truall 16 mijë m2 blerë nga babai në 1996.

Duke qenë se këto pasuri janë trashëguar nga babai, hetimi u thellua tek pasuria e babait. KPK tha se Petku në vitin 1999 ka gjykuar një dosje për Vehbi Alimuçën, ish-kreun e firmës piramidale VEFA, kohë kur babai i tij kishte marrëdhënie interesi.

KPK deklaroi se duket se ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë së babait të tij dhe ka konflikt në gjykimin e Vehbi Alimuçës, me të cilin i ati kishte marrëdhënie interesi. Po kështu sipas KPK, ka mungesë dokumentacioni për justifikimin e një trualli prej 16 mijë m2.

Subjekti ka sjellë prova dhe shpjegime, që komisioni do të flas në përfundim

DSIK ka kryer kontrollin e figurës, ndërsa konstaton se ka të dhëna për korrupsion pasiv, të dhëna edhe për djalin e subjektit për korrupsion pasiv. KPK ka verifikuar raportin e DSIK, por që nuk bëhen publike pasi janë të klasifikuara.

Aftësia profesionale, konstatohet se ka njohuri për pesë dosjet që është kontrolluar. Vendimet e tij janë të qarta dhe të kuptueshme. Gjyqtari nuk i kushton aq shumë rëndësi kohës së vendimeve, aftësia për administrimin e dosjeve, kanë rezultuar se ka qenë i rregullt.

Po ashtu për Petkun janë dorëzuar në KPK dhe disa ankesa nga ana e qytetarëve, ndërsa vetë kreu i Apelit për krimet e rënda ka kërkuar konfirmimin në detyrë, pasi sipas tij hetimet kanë qenë të pasakta.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Fehmi Petkukreu i apelit per krimet e renda
Pas

Këngëtarja e njohur u bë pjesë e politikës, gazetari: Armiqtë janë brenda partisë, “ti atëhere ke knu”

Para

Rihapet tenderi i unazës? Qeveria dhe ARRSH nuk bëjnë asnjë hap pas

Para
‘’I kanë me gjak”, Rama i rikthehet takimit me banorët e Astirit në 2013-tën: Nuk janë shtëpi hallexhinjsh!

Rihapet tenderi i unazës? Qeveria dhe ARRSH nuk bëjnë asnjë hap pas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.