Ali Ahmeti, kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, BDI-së, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Pritet që gjatë kësaj vizite të takohet me krerët më të lartë të shtetit, si Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Në orën 14:00 të ditës së sotme, kreu i BDI-së do të takohet me kryeministrin Edi Rama, për të vijuar më pas takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta në orën 16:00. Takimi me Kreun e Lartë të Shtetit, Bujar Nishani, pritet të zhvillohet në orën 17:30.
Takimet zhvillohen pas mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoni, ku partia VMRO-DPMNE siguroi 51 mandate, për të cilat partitë opozitare kanë shfaqur pretendimet e tyre.
Discussion about this post