14:16 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kreu i Dhomës së Avokatisë: Sistemi i drejtësisë është në kolaps, ONM nuk njeh mentalitetin shqiptar

21:20 | 02/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i Dhomës së Avokatisë: Sistemi i drejtësisë është në kolaps, ONM nuk njeh mentalitetin shqiptar

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia në një intervistë për ‘Fax News’ ka deklaruar se procesi i reformës në drejtësi duhet të ecë më shpejt pasi institucionet e drejtësisë janë në kolaps.

Haxhia tha se janë 24 mijë çështje që presin në Gjykatën e Lartë dhe sa më shumë kalon koha do të akumulohen edhe më shumë, dukë ndikuar që ata që mund të vijnë në këtë institucion të bien në gabime për shkak të kohës.

“Për mua jam dakord me reformën, kam qenë edhe pjesë, por jam i shqetësuar që krahas vështirësive që janë sigurisht, ky oroces të ecë sa më shpejt sepse institucionet e drejtësisë janë në kolaps. Vetëm në Gjyktën e Lartë janë 24 mijë çëshjte që presin dhe ata që do vijnë mund të bien në gabime për shkak të kohës”, tha ai ndër të tjera.

Maks Haxhia gjithashtu foli edhe për prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kalojnë procesin e vettingut. Ai tha se këta që skualifikohen nga KPK nuk mund të jenë as avokatë pasi sipas tij figura e avokatit është shumë e rëndësishme për shkak të shërbimeve që jep dhe duhet të ketë një integritet moral.

“Janë ca profesione që janë të lira por duke patur parasysh se ka një shërbim të veçantë. Shqetësimi është që të korruptuarit të mos japin më shërbime. Avokatët duhet të kenë një integritet moral”, tha ai.

I pyetur nga nga gazetarja e ‘Fax News’ Klaudja Karabolli nëse edhe institucione e vetingut mund të kontrollohen, ai deklaroi se këto institucione monitorohen nga ndërkombëtarët.

Por për Haxhinë ONM duhet të njohë mentalitetin shqiptar pasi mund të bjerë në gabime. “Ka një problem, ONM nuk njeh mentalitetin shqiptar, ne japim borgj për shembull, ONM nuk e koncepton këtë se nuk e kanë në mentalitetin e tyre”, u shpreh Haxhia.

në lidhje me Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, kreu i Dhomës së Avokatisë tha se mund të kishte një tjetër mënyrë të zgjedhjes së saj, edhe pse deklaroi se e njihte Arta Markun si një njeri korrekt ajo është e kontrolluar sipas tij.

Ideale për të do të ishte që Prokurorin e Përgjithshëm ta zgjidhte populli pasi nuk do të binte pre e presioneve politike.

Maks Haxhia i cili është dhe avokat i ish-ministrit Saimir Tahiri që dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës, u shpreh se Perokuroria u nxitua në kërkesën e saj për arrestimin e ish-ministrit, ndërsa në lidhje me vendimin e Komisionit të Mandateve që nuk e lejoi arrestimin ai tha se kjo nuk I ka penguar hetimet.

 

Etiketa: maks haxhia
Pas

Lori Hoxha mahnit me format  e trupit! Në këtë VIDEO do t’ju lërë pa fjalë

Para

“Llogaridhënia publike” reagon deputeti i PD-së: Rama përdor qytetarët për show, llogaritë e vërteta i jep te krimi

Para
“Llogaridhënia publike” reagon deputeti i PD-së: Rama përdor qytetarët për show, llogaritë e vërteta i jep te krimi

"Llogaridhënia publike" reagon deputeti i PD-së: Rama përdor qytetarët për show, llogaritë e vërteta i jep te krimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Prishën rendin dhe sigurinë publike”/ Irani arreston tre persona të lidhur me MEK-un

Draft kundër cenimit të demokracisë, Zhllima: Burgim i përjetshëm për ligjet antikushtetuese

Tiranë/Vodhi një automjet në mesnatë për shitje pjesësh këmbimi, arrestohet 38-vjeçari me precedent penal

Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen

Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, dëmtohet 67-vjeçari

“Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale”/ Berisha pas reagimit të Igli Hasanit: Letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

Koçiu: 643 teknikë të shkencave mjekësor dhe 167 mjekë u punësuan në janar-qershor

Reagimi i Hasanit/ Berisha: Ministri i Jashtëm, ushtar dhe avokat i farsës elektorale të 11 majit. Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë MPJ!

Dyshime se ishte i porositur/ Autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, pas ngjarjes është larguar jashtë vendit!

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë: Ecim!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.