11:15 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kreu i Emergjencave Civile: Kryetarët e bashkive dhe prefektët të ndërpresin pushimet

21:26 | 07/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i Emergjencave Civile: Kryetarët e bashkive dhe prefektët të ndërpresin pushimet

Situata në vend paraqitet mjaft e tensionuar, kjo për shkak të zjarreve që vijojnë të kërcënojnë pyjet dhe banesat.

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Premçi, i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës bëri një përmbledhje të situatës së zjarreve në vend, ndërsa sqaroi se që në orët e para të mëngjesit të nesërme Viva Helikopter do të ndërhyjë në tre vatra zjarri në Bogovë të Skraparit.

“Sot nga monitorimi që është bërë me helikopter rezultojnë mbi 20 vatra zjarri, por 9 kërkojnë ndërhyrje nga ajri. Në tërësi janë 640 vatra që nga qershori, 120 kanë kërkuar mbështetje operacionale nga Ministria e Mbrojtjes, nga kompania Viva Helikopter dhe nga Qendra e Menaxhimit në Bruksel.

Sot më problematike kanë qenë në Tiranë, mbi tunelin e Krrabës, në zonën e Shëngjergjit, në Ulez të Shkopetit, kemi patur në kurorën e gjelbër të Laçit.

Problemi kryesor që mbetet është në Bogovë të Skraparit, janë 5 vatra zjarri dhe në 3 do kërkohet ndërhyrja nga ajri. Që në orët e para të mëngjesit me Viva Helikopter do të operojnë në zonën Bogovës.”, deklaroi kreu i Emergjencave Civile.

Ndër të tjera, Premçi u bëri thirrje kryetarëve të bashkive dhe prefektëve të ndëpresin pushimet.

“Në disa prefektura dhe bashki funksionojnë shtabet e emergjencës, gatishmëria ka qenë e lartë si në rajonin e Gjirokastrës apo në Vlorë. Ka pasur raste në disa rajone që prefektët, nënprefektët, sekretarët, kryetarët e bashkive kanë qenë me pushime. Kemi patur problem, deri në probleme institucionale, shkresore për të vënë në veprim kapacitetet. Vihet re në disa prefektura jo angazhim sa dhe si duhet i faktorëve të pushtetit vendor dhe jo të gjithë aktorët marrin pjesë në operacion. Në të gjithë operacionet që ka zhvilluar shërbimi zjarrfikës dhe të ushtrisë nuk kanë ardhur ekipet e emergjencës shëndetësore që duhet të jenë pranë ekipeve operacionale për të dhënë ndihmën e shpejtë në rast asfiksie të policëve dhe zjarrfikësve, sepse këto operacione janë me pasoja në jetë njerëzish.

Kryetari i Shtabit të Emergjencës në nivel prefekture është prefekti, në nivel bashkie është kryetari i bashkisë. Kur i ndodh një emergjencë duhet të ndërpresin pushimet verore, ashtu sikurse nuk janë zjarrfikëset me pushime nuk duhet të jetë as kryetari, as prefekti. Për mendimin tim duhet të ndërpresë pushimet çdo pushtetar. Situata e thatësirës parashikohet deri në 15 shtator.

Duhet ndërprerë cdo lloj pushimi që shteti dhe strukturat vendore të funksionojnë në bllok me të gjitha elementët e operacionit. Nëse ndodh që një zjarrfikës, apo një ushtar, apo një pilot kërkon ndihmën e parë dhe nuk e ka ndihëm e parë të paktës që duhet të jetë ndihma shëndetësore  është përgjegjësi drejtpërsëdrejti e drejtuesit të operacionit dhe kreut të shtabit të emergjencës. Pse nuk funksionon një hallkë apo një hallkë tjetër.”, deklaroi Premçi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Shemsi Premcizjarret
Pas

Aksident, makina përplas nënën dhe foshnjën në Durrës

Para

Tjetër aksident në Durrës, shoferi serb përplas fëmijën 6-vjeçar

Para
Makina përplas një grua në Kamëz, ambulanca vonon më shumë se 40 minuta (VIDEO)

Tjetër aksident në Durrës, shoferi serb përplas fëmijën 6-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

Dibër/Finalizohet operacioni “Përsëritësi”.Arrestohet 32-vjeçari që vodhi çantën me para, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Zjarrfikësit marrin masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Puçit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.