13:13 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kreu i FMN në Shqipëri pas marrëveshjes: “Disa pjesë të programit ishin të dhimbshme” Parashikon një 2017 të vështirë

15:27 | 26/01/2017
në Ekonomi, Te Gjitha
0
Kreu i FMN në Shqipëri pas marrëveshjes: “Disa pjesë të programit ishin të dhimbshme” Parashikon një 2017 të vështirë

Kreu i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, ka folur gjerësisht për marrëveshjen e përfunduar me Shqipërinë, sfidat që u deshën të përballeshin gjatë përqëndrimit në këtë marrëveshje dhe si pritet të jetë situata gjatë vitit 2017.

Ai u shpreh në një intervistë në “Scan TV” se program ende nuk ka përfunduar, megjithatë kjo marrëveshje qe një sukses i madh, nëse merret në konsideratë edhe vetëm fakti se borxhi publik është në një trajektore rënëse.

I pyetur nëse kishte disa pika problematike gjatë zbatimit të këtij programi, Reinke u shpreh se një program pa probleme nuk do të ishte një program i mirë dhe sfidues, megjithatë ai renditi disa pika ku u hasën vështirësi:

“Patjetër që reformat hasin rezistencë se për ndryshe nuk janë efektive dhe ka pasur të tilla raste. Në disa pjesë të programit kanë qenë të dhimbshme. Për shembull konsolidimi fiskal, është një proces ku ti përpiqesh të rrisësh të ardhurat apo të menaxhosh më mire shpenzimet, apo disa here t’i shkurtosh ato dhe kjo nuk është diçka e thjeshtë, por është e rëndësishme të shkohet në këtë proces dhe kjo është pozitive. Edhe reformat ë tjera hasin kundërshti, por ka pasur vullnet nga qeveria dhe populli shqiptar për të shkuar para.”, u shpreh Reinke.

I pyetur nëse ka ende reforma që i duhen Shqipërisë, kreu i FMN-së në Shqipëri tha se nevojiten reformat aktuale dhe të reja, duke përmendur këtu reformën në drejtësi.

Sa i përket dinamikave të vitit 2017 dhe rreziqet që mbart, Reinke foli për reforma jo thellësisht të ndryshme nga ato që janë parë deri tani.

“Është shumë e rëndësishme të forcohet zbatimi i ligjit, parashikueshmëria për investitorët përfshirë edhe investitorët e huaj dhe kjo ka një impakt direkt për vendimet e investitorëve, për të tërhequr investitorët e tjerë. Rreziqe të tjera gjithashtu lidhen me mjedisin e jashtëm. Ju jeni një vend mjaft i integruar me vendet e eurozonës dhe eurozona ende nuk është në atë pjesë të rimarrjes së vetes siç ne kemi shpresuar.”, tha Reinke teksa u shpreh se viti 2017 mund të ketë pasiguri të mëdha lidhur drejtpërdrejtë me “Brexit” me të cilën Shqipëria nuk lidhet drejtpërdrejtë. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: FMNJens Reinkemarreveshjeshqiperia
Pas

Të maskuar grabisnin shpërndarësit e picave, 3 persona të arrestuar në Shkodër (VIDEO)

Para

Topalli: Dua të di çfarë vote dhatë në NATO, është turp, Bushati: Po e marr si kompliment. Mos vendosni kujën para trurit

Para
Topalli pas heqjes së mandateve për Rroshin, Tahirin, Selamin: Mesazh serioz për krerët e forcave politike

Topalli: Dua të di çfarë vote dhatë në NATO, është turp, Bushati: Po e marr si kompliment. Mos vendosni kujën para trurit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

Aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kaçanik

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 26 vatra në 24 orë

Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.