“Gramoz Ruçi po e drejton shumë keq kuvendin. Për të njëjtën çështje dhe mënyrë funksionimi penalizon deputët e opozitës dhe favorizon deputetët e mazhorancës. Bën lëshime për PS dhe penalizon deputetët tanë”, kështu ka deklaruar dje kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho, teksa akuzoi dje kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me mënyrën se ai ai po funksionon në krye të këtij kuvendi.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Spaho tha se kulmin ai e arriti duke i ndëprerë fjalën Berishës. “Unë nuk po diskutoj fare minutazhin për zotin Berisha, por që të ndëpresin fjalën kur ai tha me lejoni të mbaroj vetëm mendimin, kjo është e papranueshme”, tha Spaho. Spaho shtoi se nëse është për zbatimin e rregullores Ruçi duhet të kishte kurajon t’i ndërpriste fjalën edhe kryeministrit Rama që në shumë raste ndërron temën e diskutimit. “Rasti më i fundit ishte seancën që kaloi kur po diskutohej për tjetër çështje dhe kryeministri paraqiste strukturën e institucioneve të qeverisë. Atëhere përse zoti Ruçi nuk ia ndërpreu fjalën?”, pyeti Spaho.
Ai dha edhe një rast tjetër të shkeljes së rregullores nga ana e Ruçit dhe funksionimit sipas të tij me dy standarde. Sipas Spahos kjo ka ndodhur edhe në rastin kur kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla mungonte në sallë dhe në vend të tij në vend që të vijonin fjalimet sipas radhës me deputetë të PD, Ruçi ua dha fjalën deputetët e PS. “Pra nëse Ruçi premton dhe justifikon zbatimin e rregullros ai duhet ta bëjë si për opozitën dhe si për pozitën”, tha Spaho.
Nisur nga kjo Spaho deklaroi se shumë shpejt grupi do të hartojë njës strategji lidhur me këtë mënyrë se si Ruçi po e drejton kuvendin. “Nuk është çudi që ne të ndërmarrim të gjitha nismat që na mundëson rregullorja e kuvendit që shkojnë deri në bojkot të kuvendit”, tha ai.
Spaho bëri një analizë të situatës politike, në të cilën i mëshoi shumë strategjisë së PD-së për të bërë një opozitë të fortë në parlament në katër vite. Sipas Spahos dy janë shtyllat kryesore të veprimtarisë së PD-së në këto momente analiza për humbjen e zgjedheve dhe reforma zgjedhore që do t’i japë fund shitblerjes së votës dhe abuzimeve.
Spaho bëri publike idenë e tij të hedhur që në zgjedhjet e vitit 2021 parlamenti të bëhet me 100 deputetë, zgejdhjet të zhvillohen sipas sistemit mazhoritar proporcional, votimi dhe numërimi të jetë elektronik dhe votimi të bëhet i detyrueshëm. (V.G/SHUPLAKA)