15:50 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE

09:16 | 26/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE

Një komunikim diplomatik për drejtësinë ndihmon procesin integrues të vendit në BE.

Kështu është shprehur inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani, i cili ishte dje (25 korrik) i ftuar i Akademisë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku mbajti ligjëratën “Roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi, sfidat e ecurisë së saj dhe diplomacia në raport me të”.

Metani vuri në dukje vëmendjen që ka Unioni për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, që u konkretizua me përfshirjen për herë të parë, të Shqipërisë e vendeve të tjera aspirante të rajonit, në Raportin vjetor të Komisionit Europian mbi sundimin e ligjit.

Jam i kënaqur me vlerësimet në raport sa i takon ILD-së dhe mendoj që kjo na inkurajon për të avancuar më shpejt në drejtim të përvetësimit e konsolidimit të standardeve të BE mbi sundimin e ligjit e shtetin e së drejtës. Mendoj se kontaktet që vendosim përmes takimit të sotëm na shërbejnë, që bashkë me ambasadorët, të prezantohet sa më mirë Shqipëria, edhe në drejtim të asaj çfarë po ndodh me reformën në drejtësi.

E për këtë, komunikime të tilla duhet të bëhen me të gjitha institucionet e drejtësisë, në mënyrë që të vijë panorama e plotë e sistemit. Nga vizitat e punës që kam patur tek institucione homologe e të drejtësisë të vendeve të Bashkimit Evropian e jo vetëm, kam vënë re interes të lartë për të kuptuar zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri dhe reformën që është realizuar ”, tha z. Metani.

Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Belgjikës, Ferit Hoxha nënvizoi vëmendjen e BE për shtetin e së drejtës në Shqipëri, e reflektuar edhe përmes Raportit për sundimin e ligjit, që u publikua një ditë më parë dhe vlerësoi idenë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për këtë lloj bashkëpunimi me diplomacinë për të shpjeguar ecurinë e zhvillimet e reformës në drejtësi në vend dhe prezantuar rezultatet sepse mbi ato do të gjykohet procesi i negociimit për antarësimin në BE.

Pas

Vizatimet e Michael Jackson do të dalin së shpejti në ankand

Para

Sekuestrohen rreth 7 tonë kafe kontrabandë, 1 në pranga, 5 në kërkim

Para
Sekuestrohen rreth 7 tonë kafe kontrabandë, 1 në pranga, 5 në kërkim

Sekuestrohen rreth 7 tonë kafe kontrabandë, 1 në pranga, 5 në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë

Kapet në flagrancë me doza droge gati për shitje, pranga të riut në Sarandë

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit

Zegjine Çaushi pranë humbjes së mandatit pas rinumërimit, vetëm një kuti larg rezultatit përfundimtar

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Dhunë në familje në Kukës, arrestohet 42-vjeçari pas denoncimit të bashkëshortes

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.