Ditë zhvillimesh kanë qenë këto të fundit në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë. Pas votimit të programit të qeverisë “Rama 2”mes PD-së dhe LSI-së kanë nisur negociatat për ndarjen e komisionve parlamentare.
Sipas “Shqiptarja.com” Kreu Demokrat Lulzim Basha i ‘ka hapur krahun’ Kryemadhit për Komisonin e Shëndetësisë. LSI ka propozuar Petrit Vasilin si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë.
Pak kohë më parë PD kishte shpallur kryetar Bardh Spahinë si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë.
Kujtojmë se Vasili më herët ka mbajtur dhe postin e Ministrit të Shëndetësisë. Ende nuk ka të dhëna sesi do të ndahen komisionet e tjera.
(E.K/SHUPLAKA)