Drejtori i Johnson & Johnson, Alex Gorsky deklaroi se njerëzit edhe pas disa vitesh do të duhet të marrin vaksinën anti Covid-19 njëlloj sic marrin vaksinën kundër gripit të zakonshëm.
“ Unë mendoj se shumica e njerzve do të duhet të marrin vaksinën antiCovid njëlloj si vaksina e gripit të zakonshëm.”, tha Gorsky.
Në një intervitë për CNBC, Gorsky është shprehur se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me virusin pasi ai do të jetë gjatë mes nesh.
“Unë mendoj se të gjithë mund ta imagjinojmë një të ardhme ku po jetojmë me këtë, por ku mund ta mbajmë shkencën në hap me virusin në mënyrë që të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë.”, përfundoi Gorsky.
Javën e kaluar kompania Johnson & Johnson i paraqiti vaksinën e saj kundër koronavirusit Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA. Vendimi i FDA pritet para fundit të muajit nëse do të miratohet apo jo.
Vaksina merret me një dozë dhe nëse ajo do të miratohet nga FDA shpërndarja e saj do të nisë në muajin mars.
(R.G/Faxweb.al)