Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka vazhduar replikat me kreun e partisë LIBRA, Ben Blushi për debatin e regjistrimit të partisë për zgjedhjet.
Ai e ka quajtur Blushin si një mashtrues që fyen dhe gënjen ndaj një institucioni.
Biba përgenjeshtron Blushin duke thënë se LIBRA ka qenë partia e parë që u regjistrua në KQZ përkundër deklaratave të Blushit.
POSTIMI:
Jam i mahnitur nga kembengulja e Ben Blushit per te luajtur deri ne fund rolin e viktimes se KQZ! Nuk e di a eshte zoti Blushi i vetedijshem se nuk po shkruan nje liber ku mund t’i leshoje frerin fantazise se tij, por deklarata ku vetem genjen dhe fyen nje institucion qe nuk i ka asnje borxh.
Sot, i lartpermenduri ka publikuar nje status ku pretendon se ka fituar gjyqin me KQZ, e cila “nuk paska pranuar ta regjistroje”!!!Nderkohe, e verteta eshte se partia e tij “Libra” eshte regjistruar e para ne KQZ dhe kjo provohet lehtesisht nga dokumentacioni zyrtar. Zoti Blushi e mbyll statusin e sotem duke shkruar:
“Nuk e di nëse KQZ do t’i bindet vendimit të Kolegjit…Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike”. Ne kete pike ndaj me zoterine perfundimin se i gjithe tregimi i tij per raportin e partise se tij me KQZ, nuk ka as baze ligjore, as politike por psiqike. Krijim i mirefillte dhe pa konsideraten me te vogel per publikun lexues! (M.D/ Shuplaka)
![17951863_10154600130697689_1577996721282525487_n](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2017/04/17951863_10154600130697689_1577996721282525487_n.jpg)