Të premten në orën 10:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do nisë intervistat me tre kandidatët për kreun e spka, që do të drejtojë strukturën antikorrupsion në tre vitet e ardhshme.
I pari që do të paraqesë platformën përpara 11 anëtarëve te Këshillit të Lartë te Prokurorisë do jetë prokurori Andand Xholi. Pas tij këshilli do dëgjojë platformën e prokurori Altin Dumani.
Ndërsa Edvin Kondili, do jetë i treti kandidat. Pas dëgjimit të tre prokuroreve anëtarët e KLP-së përmes një votimi të hapur, do shprehin vullnetin e tyre për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.