Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri e cilëson të papranueshëm arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë dhe kërkon urgjentisht lirimin e tij.
Sipas Ymerit, shtetet që kanë njohur Kosovën nuk duhet të ndjekin politikën përndjekëse të Serbisë.
Madje shton se për të normalizuar marrëdhëniet midis dy shteteve është pikërisht Serbia ajo që duhet të ndryshojë dhe arrestimi i kreut të AAK-së e vërteton këtë.
Shkrimi i plotë:
“Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.
Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkledhja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t’ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht.” (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post