09:20 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kreu i LIBRA-s zbulon arsyet e përjashtimit të Hafizit: Ka pasur shumë mesazhe mes saj dhe Blushit

10:02 | 24/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i LIBRA-s zbulon arsyet e përjashtimit të Hafizit: Ka pasur shumë mesazhe mes saj dhe Blushit

Kreu i ri i LIBRA-s Endri Tafani ka folur në ‘’Fax News” në lidhje me sfidat e reja që e presin partinë pas largimit të Ben Blushit, ndërsa ka komentuar dhe përjashtimin e Mimoza Hafizit.

Tafani është shprehur se një pjesë e të përjashtuarve në mes të fushatës nuk hapnin telefonin, ndërsa drejtimi i Blushit ka qenë mjaft liberal.

Po ashtu sa i përket përjashtimit të Hafizit, kreu i LIBRA-s u shpreh se ish-deputetja nuk shkonte në mbledhje, u mundua të krijonte një strukturë paralele, dhe kishte përdorur në mënyrë të paautorizuar stemën e partisë.

“Ne kemi pasur probleme me organizimin, dhe kjo na bëri që të kishim rezultat pak të kënaqshëm në zgjedhje.

Pas rezultatit një pjesë u zhgënjyen dhe thanë se do të tërhiqeshin, se ky është projekt. Pavarësisht thirrjes së bërë nga ana e Kryetarit ata nuk u kthyen. Situata u bë e padurueshme, dhe ish-kryetari mori situatën në dorë duke krijuar edhe hatërmbetje.

Nuk më pëlqen që të flas me emra, pasi ka pasur persona që zhdukeshin gjatë fushatës, duke mbyllur telefonat. Pjesa më e përgjegjshme e LIBRA-s është duke e vazhduar misionin e saj. Zoti Blushi ka qenë shumë tolerant, por ama një organizatë nuk mund të funksionojë kështu.

Ne duhet të heqim dorë nga kulti i indivitit, kjo është edhe thirrja që unë kamë bërë për bazën. Një pjesë shumë e mirë e mbështetësve e identifikojnë LIBRA-n me Ben Blushin, dhe kjo është e gabuar, ne duhet të jemi mbështetës ndaj ideve.

Në jemi duke luftuar një system, prandaj kërkojmë edhe mbështetjen e mediave”, u shpreh Tafani.

Në lidhje me përjashtimin e Mimoza Hafizit, Tafani u shpreh: Ne kemi pasur një rregullore, që nëse nuk merrje pjesë në tre mbledhje të bërthamës je automatikisht i përjashtuar, po ashtu kemi pasur edhe një kod të sjelljes, dhe në rast se shkelej ky kod, personi merrte paralajmërim. Beni me Mozën përvëç email-eve kanë pasur dhe shumë mesazhe të tjera.

Zonja Hafizi ka qenë e ftuar në mbledhje. Kanë kryer një mashtrim për mediat, pasi në mënyrë të paautorizuar kanë përdorur logon. Nuk vjen në mbledhje, mundohesh të krijosh një strukturë paralele, dhe përdor në mënyrë të paautorizuar logon e partisë, çfarë duhet të bësh më shumë?!

(E.K/FAXWEB)

 

Pas

”Më goditi me tullë në kokë, është psikopat”, zbulohet frika e Arielës. Mesazhet me mikun e saj

Para

Vrasësi i dyshuar i Artan Cukut, nis seanca gjyqësore për Mikel Shallarin pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë

Para
Vrasësi i dyshuar i Artan Cukut, nis seanca gjyqësore për Mikel Shallarin pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë

Vrasësi i dyshuar i Artan Cukut, nis seanca gjyqësore për Mikel Shallarin pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me Lukashenkon në Bjellorusi

Durrës/ Finalizohet operacioni policor “Again”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh. Kapet autori i dyshuar, i shpallur më herët në kërkim për mashtrim

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

Rriten tensionet/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon

Pamje mahnitëse nga Ujëvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, Rama: Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pogradec/Goditet një tjetër rast i kriminalitetit të rrezikshëm: Arrestohet një shtetas me precedent penal, gjatë operacionit policor të koduar “Cold Hand”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.