Vrasje e studentës greke rreth një vit më parë në Gshtetin fqinj nga një shqiptar dhe një grek vijon të mbetet e trajtuar nëpër media kjo edhe për shkak se hetimet për krimin e rëndë vijojnë.
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me masakrën që dy të rinjtë bënë mbi studenten Helen Topaloudi ku mësohet se në dëshminë e fundit të dhënë nga një punonjës i Autoritet Portual, Chrisne Limassol është zbuluar edhe një anë tjetër e ngjarjes së rëndë.
Limassol tregon se studentja ka kryer marrëdhënie seksuale në grup me dy të rinjtë dhe se në një moment, ajo i ka thënë shqiptarit se greku ishte më i mirë se ai në krevat.
Ai ka shtuar se reagimi i studentes e ka nxehur shqiptarin dhe më pas i ka drejtuar thikën.
“Atëherë Helen tha se Roditi ishte më i mirë se shqiptari 20-vjeçar. Në këtë pikë i huaji mori një thikë ia drejtoi Helenit dhe ajo u zbeh,” ka thënë dëshmitari.
Sipas medias greke protothema.gr, detajet se si ka shkuar ngjarja dëshmitari i ka mësuar nga i riu grek.
Pastaj Roditis më tha se ata duhet ta përfundonin punën. Vajza ishte akoma gjallë. Heleni iu lut që ta çonin në spital por ata e hodhën në shkëmbinj. E dija që ai kishte një motër dhe për shkak se kisha një të tillë vetë, e pyeta: “Pse e bëri atë?” Ai tha: “ishte marrëzi e madhe, Perëndia do të na ndëshkojë”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e grekut.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post