Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve ka ndodhur në Siberinë Lindore. Një avion Antonov An-24 i linjës ajrore Angara është rrëzuar dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Piloti po përpiqej të bënte një ulje emergjente, por avioni është rrëzuar keq në pistë dhe ka marrë flakë.
Të paktën dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në aksident, ndërsa shtatë persona të tjerë u shtruan në spital. 43 të tjerë u shpëtuan nga avioni.
“Një nga motorët pësoi defekt kur avioni u ngrit dhe ekuipazhi mori vendimin për t’u kthyer në aeroport” , tha për Tass një zëdhënës i republikës ruse të Buryatia, Aleksey Fishev .
“Gjatë uljes, avioni rrëshqiti 100 metra larg pistës dhe u përplas me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, duke shkaktuar zjarr.”
“Ekuipazhi ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve nga ferri dhe sakrifikuan jetën e tyre”, tha një burim i shërbimeve të emergjencës për Interfax.
“Kapiteni nuk e la avionin deri në momentin e fundit. Ishte e pamundur ta shpëtojë”.
https://www.youtube.com/watch?v=036ZkwLveD4
Discussion about this post