Argumentin për qëndrimin pesimist dhe ngurrues për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, deputeti gjerman, Gunther Krichbaum e ilustron me një imazh të shkëputur nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.
Krichbaum ka postuar në rrjetet sociale një artikull të publikuar në versionin online të “Der Tagesspiegel”, e cila e shoqëron shkrimin me një foto të shkrepur nga seanca e pazakontë parlamentare e 12 prillit, ku opozita hodhi miell në drejtim të Kryeministrit Rama.
“Në këtë fazë, mendoj se hapja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme. Korrupsioni në nivelet e larta dhe krimi i organizuar janë problemet kryesore të vendit”, thotë Krichbaum për median gjermane.
Në artikull, “Der Tagesspiegel” kujton se pikërisht ky qëndrim i deputetit të CDU-së e ka vënë atë në qendër të kritikave nga disa media në Shqipëri.
“Qëndrimi kritika i Krichbaum për Shqipërinë e kanë e kanë bërë atë shënjestër të disa mediave pranë Kryeministrit Edi Rama, të cilat mes të tjerave e akuzojnë atë se po vepron në emër të interesave ruse”, thuhet në artikullin e publikuar në versionin online të “Der Taggesspiegel”.