Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka folur në përfundim të procesit zgjedhor për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Teksa ka falënderuar prokurorët, përfaqësuesit e trupës diplomatike, OPDAT dhe EURALIUS, Arta Marku është shprehur se me votën e sotme është krujuar institucioni i drejtësisë së re, e për këtë të gjithë duhet të ndjehen krenarë.
“Fjala e mbylljes se Prokurores se Pergjithshme:
Te nderuar kolege!
Te gjithe bashke, sot duhet te ndihemi krenarë. Me voten tone ne e krijuam institucionin e pare te drejtesise se re, e hodhem nje gur themeli per gjithe sistemin e drejtesise.
Te gjithe bashke ne deshmuam se jemi te pergjegjshem. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur te gjithe jane skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi nje model qe duhet ndjekur.
Te nderuar kolege! Ju falenderoj nga zemra per pjesemarrjen dhe qytetarine e treguar gjate gjithe procesit!
Gjate gjithe ketij procesi kemi pasur mbeshtetjen pa kushte te partnereve tane te OPDAT dhe EURALIUS, te cilet i falenderoj ne emer te gjithe trupes se prokuroreve. Mbeshtetja e tyre ka qene motivim per ne.
Nje falenderim te veçante, ne emer te te gjithe prokuroreve edhe per perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, si dhe Ministres se Drejtesise, te cilet na nderuan me pranine dhe fjalet inkurajuese gjate pjeses se pare te procesit.
Faleminderit gjithe te ftuarve dhe te pranishmeve te tjere, si dhe perfaqesuesve te
mediave.
Faleminderit dhe gjithe prokuroreve, kandidate per Keshillin e Larte te Prokurorise. Ishin ne lartesine e detyres dhe te denje per garen qe bene.
Suksese kandidateve qe u shpallen fitues. Po keshtu edhe atyre qe nuk u shpallen fitues, por qe do vazhdojne te jene mes nesh, prokuroreve te shtetit shqiptar.
Prokuroret ia dolen!”
Kujtojmë se sot u zgjodhën 6 antarët e KLP, të cilët janë: Kostaq Beluri, prokuror nga Prokuroria e Përgjitshme; Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër; Bujar Sheshi prokuror i Apelit për Krimet e Rënda; Gent Osmani Prokuror i Krimeve të Rënda; Besnik Cani, prokuror i Elbasanit por i komanduar në PRokurorinë e Përgjithshme dhe Antoneta Sevdari, nga Prokuroria e Tiranës.
Votimi është monitoruar nga ndërkombëtarët dhe vetë Arta Marku, e cila ka qëndruar gjatë gjithë kohës duke monitoruar procesin.
Ngritja e KLP i hap rrugë zgjedhjes se Prokurorit të Përgjithshëm me mandat 7 vjeçar dhe prokurorëve për SPAK-un.
(B.B/ Faxweb.al)