Presidenti i Kosovës,, Hashim Thaçi ka mirëpritur votimin e sotëm në Kuvend, ku u betua qeveria e re e vendit me kryeministër Albin Kurti si dhe me 15 deikastere ministrore.
Thaçi shkruan se uronte kabinetin e ri qeveritar duke I ftuar të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve dhe vendit.
“E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH”, shkruan Thaçi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)