Fillimviti 2020 që sapo ka hyrë krijoi në Londër, Këshillin Shqiptar të Paqes, degën e Britanisë së Madhe të Federatës Universale të Paqes së Shqipërisë.
Në një aktivitet të zhvilluar në ambientet e Federatës Universale të Paqes në Londër dhe në bashkëpunim me këtë të fundit u krijua Këshilli shqiptar i Paqes, ku të pranishëm veç Presidentit të Federatës së Paqes për Shqipërinë zoti Gaqo Apostoli, ishin edhe drejtori i Federatës botërore të Paqes z. Malcolm, Sekretari i përgjithshëm z. Robin Marsh, Drejtoresha për Europën Margaret Ali, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Londër z. Qirjako Qirko dhe shumë figura të komunitetit shqiptarë.
Pas interpretimit të himnit Kombëtar shqiptar dhe atij britanik, takimin e ka çelur zoti Lavdrim Krashi, i cili u zgjodh edhe drejtori i ri dhe i pari drejtor i Këshillit të paqes për degën e Britanisë.
Gjatë përshëndetjes së tij presidenti i Federatës shqiptare të Unionit të Paqes për Shqipërinë zoti Gaqo Apostoli, ka befasuar dhe entuziazmuar të pranishmit duke interpretuar live nga foltorja këngën “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, e cila ngjalli një interes dhe entuzjazëm tek pjesmarrësit.
Në këtë aktivitet veç zgjedhjes së stafit drejtues për Britaninë u nderuan me Çertifikatën e nderit si Ambasadorë të Paqes 30 shqiptarët e parë nga figurat më të spikatura të komunitetit, ku mes tyre bie në sy edhe vlerësimi i dy gazetarëve të njohur shqiptarë zoti Kujtim Vani dhe zoti Fatmir Tërziu.
Në përfundim drejtimi i Këshillit Shqiptar të Paqes për Britaninë e Madhe ju besua zotit Lavdrim Krashi, si Drejtor i degës i cili do të mbështetet nga dy N/Kryetarët Adelina Badivuku dhe Përparim Rama.
Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e te cilëve mishëron parimin e te jetuarit për hir te te tjerëve dhe qe i përkushtohen praktikave qe promovojnë vlera morale universale, familjen e forte e te qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, medien te përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture te paqes. Duke kapërcyer kufijtë raciale, fetare, kombëtare dhe etnike ambasadoret për paqen kontribuojnë ne përmbushjen e shpresës se te gjitha kohërave.
Deri tani në botë numërohen mbi 150 000 Ambasadorë të Paqes.