Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Islamshahr të Iranit, ku një vajzë 18-vjeçare, Fatemeh Soltani, u vra brutalisht nga babai i saj. Autoritetet iraniane kanë konfirmuar se motivi pas krimit ishte fakti që vajza i kishte zbuluar nënës dhe gjyshes së saj se i ati kishte një lidhje jashtëmartesore.
Sipas mediave lokale, Fatemeh punonte në sallon pa dijeninë e familjes, nga frika e reagimit të të atit. Ai e kishte zbuluar vendndodhjen e saj përmes një numri telefoni të postuar në profilin e biznesit në Instagram dhe kishte vendosur një takim duke u shtirur si klient.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe tronditje të thellë në opinionin publik, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut në Iran dhe jashtë tij kërkojnë drejtësi për Fatemehn dhe ndryshime urgjente ligjore kundër dhunës në familje.