Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku xhaxhai ka qëlluar nipin e tij disa herë me thikë.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”. I plagosuri Mirsad Kuçi nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë forca të shumta policore kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur hetimet për të kuptuar shkaqet e konfliktit mes nipit dhe xhaxhait Bujar Kuçi. Sakaq, ky i fundit është arrestuar nga efektivët e policisë.
Vijon… (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=Nty_hB6pCL0&feature=youtu.be