Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë në orën 11:00 ku burri ka vrarë gruan për motive të dobëta. Krimin e rëndë burri e ka kryer me thikë pas një debati me gruan e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës. Mësohet se viktima është Sose Metushi, ndërsa autori Sami Metushi, 50-vjeç.
Autori pasi ka vrarë gruan e tij nuk është larguar nga vendngjarja derisa ka mbërritur policia ku edhe është arrestuar. “Fax News” raporton se çifti prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin për shkak se të dy ishin të papunë dhe kishin probleme ekonomike.
Shefi i Komisariatit Aljosha Brokaj ka konfirmuar më se ka gruaja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Në vendngjarje ndodhet edhe Prokurori i rrethit.
Po kështu policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për këtë krim të rëndë. (J.V/Faxweb)