Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Turqi, ku një person ka vrarë nënën e tij 80-vjeçare, dy motrat dhe vëllanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrethana ende të paqarta në lagjen Yukarı Çavuşlu në provincën Surmene në Trabzon.
Sipas gazetës turke “Milliyet”, gjithçka ka ndodhur si pasojë e një momenti histerie nga i cili është përfshirë vrasësi 53-vjeçar, i cili punonte në Ankara por prej disa ditësh ishte kthyer pranë familjes.
Autori i ngjarjes së rëndë është Ali Ragıpoğlu, ndërsa viktimat nëna 75-vjeçare Zehra, motra 50-vjeçare Elmas, motrën 48-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe vëllanë 45-vjeçar.
Krimi makabër është kryer me një pushë gjahu. (A.R/SHUPLAKA)