Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Durrësit. Krimi në familje ka bërë që djali të vrasë nënën dhe babanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Xhafzotaj. Paraprakisht mësohet se djali kishte probleme mendore.
Ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave dhe djalit të tyre. Nga ajo që mësohet policia ka arrestuar djalin dhe ka sekuestruar çiften me të cilën ai ka vrarë prindërit e tij.
(E.K/SHUPLAKA)