Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur njerëzit në Romë dhe Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane një 62-vjeçar dyshohet se ka vrarë motrën e tij. Ai pasi e ka vrarë e ka bërë copa-copa dhe e ka hedhur në kazanin e plerave.
Sipas raportimeve vëlla e motër jetonin së bashku në një apartament, ndërkohë që konflikti dyshohet se ka ndodhur për problem ekonomike.
Autori i dyshuar Maurizio Diotallevi,ka pranuar krimin pasi është marrë në pyetje për disa orë nga policia.
62-vjeçari pranoi se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe më pas e kishte ndarë trupin e në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina. Provat që kanë ‘fundosur’ 62-vjeçarin ka qenë edhe një kamerat e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave. Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.
Policia po heton për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që fqinjët janë shprehur të tronditur nga ngjarja macabre. (B.H/Shuplaka)