Një krim mjedisor po ndodh në periferi të Tiranës, raporton Fax News. Qindra ton inertesh po shkarkohen në zona të gjelbëruar në kundërshtim me ligjin.
Dëshmitarë të zonës tregojnë se firma e ndërtimit Kontakt i ngarkon inertet nga kompleksi Mangalem dhe më pas të gjitha i shkarkon në zonën e Mulletit.
Nga ana tjetër kamionët në këtë kompleks shkaktojnë çdo ditë zhurmë dhe pluhur për banorët e zonës.
Krimi mjedisor është po aq i dëmshëm sa çdo krim tjetër, ndaj duhet të merren masa ndaj atyre personave të cilët i shkaktojnë këto dëme. Siç shihet dhe nga pamjet tashmë zona e Mulletit është kthyer në një pikë grumbullimi inertesh duke shkaktuar ndotje mjedisor gjë e cila është shkelje penale.