20:42 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krim në familje/ Babai i merr jetën vajzës dhe bashkëshortit të saj në prag të Vitit të Ri

08:33 | 02/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krim në familje/ Babai i merr jetën vajzës dhe bashkëshortit të saj në prag të Vitit të Ri

Një ngjarje tragjike ndodhi paraditen e 31 Dhjetorit në Melbourne të Australisë. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe, një çift bashkëshortësh me origjinë shqiptare u qëlluan për vdekje përpara shtëpisë së tyre. Autor i ngjarjes së rëndë dyshohet se është babai i vajzës, i cili pasi qëlloi me armë çiftin, tentoi të vetëvritej.

Sipas mediave australiane, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 (me orën lokale) të së martës. Autori, 55-vjeçari Osman Shaptafaj, shkoi në shtëpinë e çiftit, që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës dhe qëlloi për vdekje të bijën 25-vjeçare, e cila humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa bashkëshorti i saj 29-vjeçar u dërgua në gjendje kritike në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Dëshmitarë thanë se e kishin parë autorin t’i vinte armën në kraharor dhëndrit të tij duke e qëlluar. Më pas ai e kishte kthyer armën nga vetja. 55-vjeçari, i cili jetonte në Altona North, u dërgua në spital si pasojë e plagëve, ku dhe ndodhet i ruajtur nga oficerët e policisë.

Një i afërm i çiftit Musai nëpërmjet një postimi në Facebook konfirmoi se autori i dyshuar ishte babai i Linditës. “Sesi mundet një baba t’i marrë jetën të bijës është përtej logjikës. Sot humbëm kushëririn tim të vogël Veton Musai dhe gruan e tij engjëllore Lindita Musai. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë çka ndjej”, shkruante i afërmi i çiftit.

Mediat australiane raportojnë se e gjithë skena e krimit ka tronditur familjarët e çiftit, që mbërritën në vendngjarje. Në media nuk ka ende të dhëna për vendlindjen e viktimave, apo sa kohë kishin të vendosur në Australi.

Megjithatë në një vështrim në rrjetet e tyre sociale, Vetoni dhe Lindita dukeshin tejet të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Mediat vendase shkruajnë gjithashtu se Lindita punonte në agjencinë e pronave të patundshme Colliers International, ndërsa Vetoni punonte në National Australia Bank.

Motivet e kësaj ngjarjeje tragjike momentalisht mbeten mister./tvklan.al

Pas

Urimet e vitit të ri dhe iluzionet naive të një ndeshjeje basketbolli!

Para

Hong Kongu e fillon vitin 2020 me protesta

Para
Hong Kongu e fillon vitin 2020 me protesta

Hong Kongu e fillon vitin 2020 me protesta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani: Serbia, shteti i vetëm që u shpreh kundër deklaratës së përbashkët

Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Dyshimet e para

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6-të bashki

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.