Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet të Gjermanisë ditën e sotme ku një bashkëshort me nënshtetësi serbe ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij Kosovare duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Winterlingen në Gjermani.
Mësohet se 41-vjeçarja është qëlluar në sy të vajzës së tyre 17-vjecare, e cila është traumatizuar.
Gruaja nga Kosova ka ndërruar jetë në banesë pa pasur mundësi të transportohet në spital.
Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt në familje.
(E.L/Faxweb)