09:54 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Krime s*ksuale, vjedhje me dhunë, trafik droge”, arrestohen 3 të superkërkuar, pritet të ekstradohen në Itali (Emrat)

10:07 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i të shumëkërkuarit Beqo Brahimi, Policia tregon detaje. Pamje nga momenti i ndalimit në Rinas

Foto ilustruese

Finalizohet operacioni policor “Last call”, i cili ka vënë në pranga 3 persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe që pritet të ekstradohen drejt italisë.

Operacioni nga DVP Berat, DVP Elbasan dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

• Shërbimet e DVP Berat kapën dhe ndaluan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: G. B., 31 vjeç. Gjykata e Arezzos, Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nga periudha 01.12.2017 deri 24.06.2018 është i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Në qershor 2018, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kishte marrë 139 doza me lëndë narkotike kokainë, me qëllim për ta shpërndarë në qytetin e Arezzos.

• Shërbimet e DVP Elbasan kapën dhe arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Dritan Kllogjeri, 34 vjeç. Gjykata e Firences, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg për veprën penale “Krime seksuale”. Ky shtetas nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

• Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit F.P. të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën “Hamdi Sina”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi i shtetasit Ernest (Nasi) Kaçi., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në 19 nëntor 2019. Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti më datë 28 tetor 2019, pasi Gjykata e Sienas, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit në Tiranë.

Pas

“Ka pasur sulme të egra ndaj fëmijëve të tij”, avokati zbulon telefonatën e fundit me Agron Tufën: Deputetë ekstremistë e kanë kërcënuar vazhdimisht 

Para

Vdekja e qenit

Para
Vdekja e qenit

Vdekja e qenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

Sot takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Skaf i vjedhur zbulohet në Sarandë, autoritetet e nxjerrin nga deti

Shqipëria, në fund të rajonit për produktivitetin për orë pune

Sot nis sot rinumërimi i votave të Fierit! Lapaj kërkon t’i marrë një mandat PS

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.