08:03 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Krimet e komunizmit, nisma e PD: Të dënohen sipas ligjeve në fuqi

21:31 | 23/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krimet e komunizmit, nisma e PD: Të dënohen sipas ligjeve në fuqi

Nisma e Partisë Demokratike për ndalimin e simboleve të diktaturës komuniste nuk është parashikuar si një ligj i veçantë, por si ndryshime në Kodin Penal që dënojnë çdokënd që i përdor ato.
Enkelejd Alibeaj, i cili drejton këtë proces, tregon përse do t’i shërbejë shoqërisë shqiptare kjo nismë e Partisë Demokratike. 

“Që të bëjë minimalisht një pastrim, një purifikim të memories së vetë sociale, sigurisht me qëllimin parësor të ndëshkimit të atij sistemi dhe së dyti, më e rëndësishme, është për të mos u përsëritur në të ardhmen”, deklaron Alibeaj.

Alibeaj, i cili ka vuajtur edhe vetë persekutimin komunist, e ka të thjeshtë të japë shembuj të ngjashëm me nismën e Partisë Demokratike. 

“Jo më larg se 2-3 muaj më parë Italia ka miratuar ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist”, thotë Alibeaj. 

Për të patur një iniciativë sa më të plotë, demokratët do të bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët kanë praktikë shumëvjeçare jo vetëm në ndalimin e simboleve, por edhe në dënimin e krimeve të nazizmit. 

Një mekanizëm të ngjashëm synon të ndërtojë edhe Partia Demokratike, bazuar mbi përcaktimet ligjore për torturën, genocidin dhe krimet kundër njerëzimit. 

“Nëse kemi fakte, nëse kemi të dhëna, nëse kemi viktima ende gjallë dhe dëshmi të gjalla të atij sistemi, të cilat përbëjnë vepra penale sipas atyre që ekzistojnë sot në Kodin Penal, mirë është që mekanizmi i procedimit penal të vihet në jetë”, nënvizon Alibeaj. 

Për këtë mekanizëm nuk ka ende nje propozim, megjithëse një ide është që mbledhjen e fakteve ta kryesojë Autoriteti për Hapjen e Dosjeve. 
Por nisma nuk ka garantuar ende edhe diçka shumë të rëndësishme: konsensusin e Partisë Socialiste, pa të cilin nuk mund të kalojë asnjë ligj në Parlament. 

“Nuk i futem faktit nese do të japin apo jo votat. Ne do të luftojmë me argumentin. Kjo është një ndarje midis së shkuarës dhe së ardhmes së këtij vendi. Do të provojmë nëse kjo shoqëri, nëse politika shqiptare ka ende moralin për një gjë që e kanë vuajtur të gjithë në atë kohë dhe jo vetëm një pjesë, me thënë të drejtën. Kjo është sfida”, shton ai./ tch/

 

Etiketa: alibeaj
Pas

Skënderbeu mposht pa vështirësi Partizanin, kryeqytetasit të fundit në klasifikim (VIDEO)

Para

Iuliano e merr me qetësi humbjen ndaj Skënderbeut: Duhet durim, po ndërtojmë gjithçka nga e para

Para
Iuliano e merr me qetësi humbjen ndaj Skënderbeut: Duhet durim, po ndërtojmë gjithçka nga e para

Iuliano e merr me qetësi humbjen ndaj Skënderbeut: Duhet durim, po ndërtojmë gjithçka nga e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Shpërthim me tritol në një servis makinash në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.