21:14 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krimet e komunizmit/ Xhufi: Historia e 300 fëmijëve të vrarë në Kampin e Tepelenës, nuk është e vërtetë

23:09 | 03/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krimet e komunizmit/ Xhufi: Historia e 300 fëmijëve të vrarë në Kampin e Tepelenës, nuk është e vërtetë

Debati mbi Kampin e Internimit në Tepelenë,  ka bërë bujë dhe ka shkaktuar replika të forta mes historianëve e personazhe të tjerë të opinonit publik.

Pëllumb Xhufi vijon t’i qëndrojë mendimit se kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit dhe ishte më i miri në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24, Pëllumb Xhufi tha se ai u referohet dokumenteve të CIA-s si dhe rrëfimeve e të mbijetuarve.

“Unë citova një dokument të CIA-s të vitit 1953 që ka informacion të detajuar. Pra nuk janë deklarata të miat. Thuhet se i kam thënë unë këto fjalë se ky kamp ka qenë me kushte më të mira se të tjerët, apo se edhe ka qenë dhe kamp pushimi etj, etj.

Problemi nuk është ky. Unë shoh se askush nuk e ka prekur thelbin e çështjes. Nuk jam kundër që të bëhen të vizitueshme këto kampe, por unë quaj të vizitueshme burgun e Burrelit apo të Spaçit ku janë internuar njerëz intelektualë që kanë kundërshtuar regjimin e Enver Hoxhës. Këto mund të kthehen në qendra muzeale historike, jo Tepelena. Kam dëgjuar dhe zëra nga shoqatat se burgu i Burrelit dhe i Spaçit nuk duhet lënë në mëshirë të fatit. Unë nuk e di pse ka një alergji ndaj burgut të Spacit.

Më thanë që ka shkruar njëri që ka qenë në atë kamp dhe ai ka thënë që kampi i Tepelenës nuk ka qenë aq i keq. Ky zotëria thotë se isha në Turan të izoluar dhe në kushte mizerabël dhe erdhi një kontroll dhe vunë duart në kokë me atë që panë. Më pas thotë që na çuan në kampin e Tepelenës dhe atje kushtet ishin më të mira. Unë njoh shumë të persekutuar dhe unë mendoj se historia e 300 fëmijëve të vrarë në kampin e Tepelenës nuk është e vërtetë.”- tha Xhufi gjatë emisionit.

Pas

Bayern përmbys Sevillan dhe kthen në ‘formalitet’ ndeshjen e kthimit (VIDEO)

Para

HOROSKOPI. 4 PRILL 2018

Para
HOROSKOPI. 31 MARS 2018

HOROSKOPI. 4 PRILL 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.