Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarin për vrasje Denis Shtraza.
Sipas Prokurorisë, Denis Shtraza është person me rrezikshmëri të lartë dhe kërkoi burg për jetë për të. Denis Shtraza akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016.
Gjykata i la dy javë kohë avokatëve të Denis Shtrazës për të përgatitur mbrojtjen. Në seancën e 30 nëntorit pritet që të jepet edhe vendimi.
Denis Shtraza është njëri nga personat e akuzuar për rrëmbimin e Çollakut, ndërkohë që për ish-oficerin e dyshuar bashkë me të, Ervin Dalipaj, gjykimi u pushua pas vrasjes së tij.
Por Denis Shtraza pretendon se nuk ka lidhje me akuzën pasi, sipas tij, ai ishte shok me Çollakun, të cilin e njihte që kur të dy ata mbaheshin në burg për vepra të tjera.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post