Kreu i SPAK Altin Dumani po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me gazetarët ditën e sotme.
Raportohet se në fokus të takimit është tema e krimit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në këto subjekte përfshihen parti politike, policia e shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK.
Dumani ka zbuluar se ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime.
Nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK.
Mësohet se pjesa më e madhe e kallëzimeve të bëra nga subjketet politike lidhet me asfaltin elektoral dhe punëimet në kundërshtim me ligjin, të cilat janë hetuar dhe janë mosfilluar.