15:34 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krimet zgjedhore/ OSBE takim me Prokurorinë e Përgjithshme për zgjedhjet e 11 majit, Tarran: Duhen institucione të forta dhe transparencë!

13:38 | 10/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krimet zgjedhore/ OSBE takim me Prokurorinë e Përgjithshme për zgjedhjet e 11 majit, Tarran: Duhen institucione të forta dhe transparencë!

Sot, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan një tryezë teknike me synimin forcimin e kapaciteteve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Takimi, ku morën pjesë prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe organizata kyçe të shoqërisë civile, shërbeu si një forum për të nxitur dialogun e drejtpërdrejtë dhe të hapur midis organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet dhe institucioneve përkatëse. Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi aspekte të ndryshme të krimeve zgjedhore, duke theksuar nevojën për veprim të bashkërenduar midis të gjithë aktorëve: institucioneve shtetërore, veçanërisht atyre të ngarkuara me hetimin dhe ndjekjen penale, organizatave të shoqërisë civile, medias dhe publikut të gjerë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, vlerësoi përpjekjet ndërinstitucionale për të luftuar shkeljet zgjedhore, duke theksuar marrëveshjen e fundit të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Kjo tryezë zhvillohet në një moment vendimtar, vetëm një ditë përpara fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Integriteti zgjedhor është në themel të çdo shoqërie demokratike. Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, përgjegjshmëri, transparencë dhe një angazhim të palëkundur ndaj sundimit të ligjit”, tha Tarran.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha: “Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore duhet të tregojnë një angazhim serioz gjatë procesit zgjedhor në kryerjen e hetimeve të shpejta dhe gjithëpërfshirëse. Njëkohësisht, është e rëndësishme sigurimi i transparencës në raport me median dhe publikun në lidhje me rezultatin e këtyre hetimeve”.

Në hapje të takimit folën edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Përfaqësues të Institutit për Studime Politike, KRIIK-ut, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe BIRN Albania ndanë gjetjet, vëzhgimet dhe rekomandimet e tyre për të mbështetur më mirë prokurorët dhe policinë gjyqësore në trajtimin e krimeve zgjedhore.

Tryeza teknike u organizua si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.

Pas

Kosovë/ Kurti regjistrohet si deputet, hesht për formimin e qeverisë së re

Para

Ministri Hoxha: Rritje të sigurisë dhe masa shtesë për monitorimin e trafikut rrugor

Para
Ministri Hoxha: Rritje të sigurisë dhe masa shtesë për monitorimin e trafikut rrugor

Ministri Hoxha: Rritje të sigurisë dhe masa shtesë për monitorimin e trafikut rrugor

 



Të Fundit

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Ngërç në bisedimet SHBA-Kinë për tarifat, Trump dhe Xi Jinping mund të përfshihen drejtpërdrejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.