SPAK ka nisur hetime për 39 raste të dyshuara për krime zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Është ngritur një task forcë me prokurorë, hetues të BKH-së dhe ekspertë, e cila do të monitorojë përdorimin e administratës publike dhe ndikimin e grupeve kriminale. Hetimet përfshijnë ndjekje financiare dhe vëzhgim të rrjeteve sociale. SPAK po bashkëpunon me KQZ-në, Policinë e Shtetit dhe ka hapur platformë për denoncime.