Një i dënuar me 25 vite burgim për veprën penale “Vrasje” është kapur dhe ndaluar nga policia e Mallakastrës një shtetas i shpallur në kërkim.
Pas marjes së informacionit në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
-Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, Mallakastër.
Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 76/22 të Kodit Penal.
Shtetasi Kadri Rustemi, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh.H dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A.H, banues në Mallakastër.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.